Me njoftimin e takimit të presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidenti të Ukrainës Volodymir Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë, sot sytë e komunitetit ndërkombëtar janë përqendruar tek Uashingtoni.

Mediat e huaja shkruajnë se Uashingtoni është gati të dorëzojë një sistem kundërajror Patriot në Kiev.

“ Vizita e udhëheqësit Volodymyr Zelensky në Uashington konfirmon se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa duhet ”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre .

Por nuk ka munguar edhe reagimi nga Rusia.

Presidenti rus Vladimir Putini do të prezantojë prioritetet e tij ushtarake të vitit 2023. Gazeta Liberation shkruan se vizita e Zelenskyt në Uashington është një sfidë për Putinin dhe se për këtë arsye duket se po përgatitet të bëjë një bilanc të mbrojtjes ushtarake duke iu drejtuar rreth 15,000 zyrtarëve ushtarakë nëpërmjet video-konferencës.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka thënë se do të trajtojë në mënyrë specifike  luftën e Putinit në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb