KOSOVË

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe aktivisti i LDK-së, Alush Gashi ka rikujtuar vizitën e delegacionit të Senatit Amerikan të zhvilluar 29 vite më parë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, grupi i delegacionit të Senatit Amerikan  u prit nga ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova . Ish-ministri thekson se kjo vizitë ishte një ditë kthese drejt rrugës së pavarësisë së Kosovës.

“Sot bëhen 29 vite nga vizita e delegacionit të senatit Amerikan me kreun e delegacionit senatorin Bob Dole. Kjo ditë ishte ditë kthese drejt Kosovës së pavarur”, shkruan Gashi.

Postimi i Gashit:

Sot bëhen 29 vite nga vizita e delegacionit të senatit Amerikan me kreun e delegacionit senatorin Bob Dole. Kjo ditë ishte ditë kthese drejt Kosovës së pavarur. Vizita u realizua falë politikës të pranueshme që udhëhiqte Presidenti Rugova dhe falë angazhimit të atdhetarëve të shumtë si Harry Bajraktari, Xhim Xhema, Sami Repishti etj. Së bashku në këtë foto me Senatorin Dole dhe Presidentin Rugova. Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: