JAPONI- John Kerry është sekretari i parë i Shtetit dhe përgjegjësi më i lartë qeveritar amerikan që viziton memorialin e Hiroshimës, në Japoni, i cili u shpreh sot thellësisht i prekur përballë fuqisë së këtij vendi dhe nxiti presidentin Barack Obama ta vizitojë gjithashtu.

“Shpresoj që një ditë presidenti i SHBA-së do të jetë mes atyre që vijnë këtu”, theksoi Kerry duke u shprehur gjithashtu se nuk ka njohuri nëse Obama, që do të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar 2017, do të vizitojë Hiroshimën me rastin e udhëtimit të tij në fund të majit për mbledhjen e G7-ës në Japoni.

Sot në mëngjes, John Kerry dhe homologët e tij vizituan muzeun e memorialit të paqes në Hiroshima, një dëshmi tronditëse e tmerrit bërthamor që shkatërroi qytetin dhe shkaktoi vdekjen e 140 000 personave më 6 gusht 1945.

“E gjithë bota duhet të shohë dhe ndjejë fuqinë e këtij memoriali”, shkruan ai në librin e artë.

“Kjo na rikujton me forcë dhe vendosmëri se ne nuk kemi vetëm detyrimin t’i japim fund kërcënimit të armëve bërthamore, por që ne duhet të bëjmë gjthçka për të evituar luftën”, insistoi sekretari amerikan i Shtetit, ish-luftëtar në Vietnam, skeptik i ndërhyrjeve ushtarake amerikane dhe pro çarmatosjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: