DURRES

Pas vizitës në Durrës, ku zhvilloi një takim me studentë e UAMD ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ndan në  ‘Twitter’ përshtypjet e tij. Lleshaj e cilëson mbresëlënës takimin në Universitetin e Durrësit sot, ndërsa shprehet se do ketë projekte të tjera nga partneriteti i Ministrisë së Brendshme me Policinë.

Lleshaj, në postimin e tij nuk komenton incidentin dhe pritjen e tij me protesta. Në një postim të dytë, Ministri i Brendshëm ndalet te porti i Durrësit, ndërsa e cilëson si portën e Shqipërisë dhe rajonit.

“Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruan në tëitter pas takimeve në kuadër të Ditës në Qarkun Durrës:

1-Një takim mbresëlënës në Universitetin e Durrësit sot. Diskutim i vërtetë me studentë të vërtetë. Partneritetit i MB dhe Policisë me universitetet është rruga drejt modernizimit. Shumë projekte konkrete janë tashmë në zhvillim në këtë fushë.

2-Porti i Durrësit është porta e Shqipërisë dhe e rajonit. Takimi i sotëm në Port me gjithë aktorët synonte vetëm një mesazh: Kush punon në portën e Shqipërisë duhet të matet mirë me ligjet e saj. Asnjë hapësirë nuk mund të lihet për trafikun, kontrabandën dhe korrupsionin. Masa të shpejta dhe të shumta janë në proces.”-shkruan Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb