Kryeministri Edi Rama është nisur për një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me homologun e tij Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Gjatë takimit, të dy liderët diskutuan rreth rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri.

Sakaq, në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet. Ndërkohë, Lartësia e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum falenderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, si dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në vendin tonë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb