Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në Berlin me Kryeministrin Edi Rama, ku u pritën në një takim nga kancelarja gjermanr, Angela Merkel.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se kancelarja Merkel rikonfirmoi qartë pozicionin e Gjermanisë: “Mbi të gjitha, ne duam të arrijmë një marrëveshje në Këshillin Europian të ardhshëm në Mars për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe gjithashtu me Maqedoninë e Veriut …. Të dy vendet kanë arritur shumë”, shkruan Balla.

Sipas Ballës, Shqipëria ka tek Kancelarja Merkel një simbol të besimit tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë:

Kancelarja Merkel rikonfirmoi qartë pozicionin e Gjermanisë: “Mbi të gjitha, ne duam të arrijmë një marrëveshje në Këshillin Europian të ardhshëm në Mars për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe gjithashtu me Maqedoninë e Veriut …. Të dy vendet kanë arritur shumë”.
??????
Shqipëria ka tek Kancelarja Merkel një simbol të besimit tonë tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman. Mirënjohje Kancelares dhe Budestagut gjerman për vlerësimin dhe për mbështetjen e fortë në rrugën e Shqipërisë sonë drejt anëtarësimit në BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb