Kryeministri Edi Rama ndodhet që dje në qytetin e papëve, sot takimi në Unitus, Universiteti i Tuscias me ministren e Universitetit dhe Kërkimeve.
Një e diel relaksuese në qendër të Viterbos për Edi Ramën.

Kryeministri shqiptar është parë ditën e djeshme teksa po shëtiste nëpër lagjen “San Pellegrino”. Kostum i errët, i shoqëruar nga familjarët, ai u ndal në një lokal të zonës.

Sot ai do të drejtojë një delegacion shqiptar në takimin që do të zhvillohet në Unitus me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa. I pranishëm do të jetë edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zejtarinë, universitetet, kërkimin shkencor, start-up-et dhe inovacionin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: