TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur në konferencën e sotme për mediat dhe për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, teksa pritet mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.

Meta iu referua vizitës në Maqedoninë e Veriut, për të cilën tha se ka pasur takime të shkëlqyera dhe se janë të gjitha mundësitë që të ndodhë çelja e negociatave këtë vit. Sipas tij, BE duhet të tregojë një qasje më strategjike.

“Kjo është konferenca e parë për këtë vit, sigurisht jam i hapur jo vetëm se kemi një vit pa u parë por dhe për të respektuar gatishmërinë tuaj për të qenë sot prezentë këtu. Kemi disa çështje, e para me shumë kënaqësi bëra një vizitë në Maqedoninë e Veriut ku kemi pasur takime të shkëlqyera, të përzemërta me të gjithë aktorët atje dhe kuptohet që në radhë të parë interesimi është që ky vit më në fund të zhbllokojë çeljen e negociatave për të dyja vendet tona dhe besoj janë të gjitha mundësitë që të ndodhë ky moment kaq i vonuar në mënyrë të pamerituar për popujt tanë dhe shpresoj që BE të tregojë një qasje më strategjike dhe çdo vend anëtar të tregojë përgjegjshmëri për premtimet e dhëna”, deklaroi Presidenti Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb