AUSTRI

Kryeministri Rama ka thënë se do të vizitojë Rusinë si pjesë e axhendës së drejtuesit të OSBE. I pyetur nga gazetari i emisionit ‘Real Story’ në News 24, Thimi Samarxhiu ai u shpreh se shumë shpejt do të ketë një vizitë aty.

Rama nuk ka vizituar asnjëherë Rusinë si kryeministër apo të takojë Presidentin Putin por mund ta bëjë pikërisht këtë vit si drejtues i kryesisë së OSBE. Gjithashtu Rama zbuloi se shumë shpejt do të ketë takime në SHBA, Ukrainë dhe Rusi në kuadër të tensioneve Ukrainë- Rusi.

“ Vizita në Rusi është pjesë e axhendës së drejtuesit të OSBE. Është pjesë e angazhimeve që unë kam marrë. Kemi bërë harmonizimin e takimeve me ministrin në detyrë për të balancuar angazhimit të OSBE me ato të brendshme. Disa vizita do të bëhen shumë shpejtë. Vizita në Ukrainë, SHBA dhe Rusi. Presim për datat konfirmimin nga të gjitha palët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb