Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka vizituar ditën e sotme krahinat arbëreshe, ku ka takuar nga shumë qytetarë dhe zyrtarë me origjinë shqiptare.

Kreu i Shtetit, ka publikuar në rrjete sociale, përshëndetjen e bërë me anë të një kënge arbëreshe nga ballkoni i banesës në Siçili, nga Francesco Norica. Meta shkruan se: “Me shumë kënaqësi e takova për t’i shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për dashurinë e tij të madhe dhe kaq frymëzuese për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar”.

Postimi i Ilir Metës:

Duke ju uruar një natë të qetë, po ndaj me ju një nga momentet më emocionuese të vizitës time në Komunat Arbëreshe të Siçilisë.
Av. Francesco Norcia, 96 vjeç, në Horën e Arbëreshëvet, zgjodhi të më përshëndeste nga ballkoni i shtëpisë së tij me këtë këngë kaq të bukur arbëreshe.
Me shumë kënaqësi e takova për t’i shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për dashurinë e tij të madhe dhe kaq frymëzuese për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb