Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë kohët e fundit raportohet se ka marrë shumë vizita të papritura në kështjellën e “Balmoral”, nga djali i saj i madh, princi Charles. Mediat britanike raportojnë se i biri e ka vizituar mbretëreshën në një kohë që shtohet paqartësia për  problemet e saj shëndetësore.

Megjithatë Mbretëresha thuhet se është e vendosur që të marrë pjesë në ceremoninë e betimit para Madhërisë së Saj të Kyreministrit të ardhshëm të Anglisë pas dorëheqjes së Boris Johnson.

Vizitat e Princit në Balmoral thuhet se janë të paplanifikuara dhe se zakonisht janë të organizuara nga stafi i shtëpisë ku qëndron vetë Madhëria e saj.

Mbretëresha nuk pritet të udhëtojë në Londër për emërimin e kryeministrit të ri muajin e ardhshëm, me gjasat që Boris Johnson dhe pasardhësi i tij të bëjnë udhëtimin 1000 milje drejt kështjellës skoceze për të bërë betimin.

Këshilltarët e Mbretëreshës thuhet se janë të shqetësuar për rehatinë e saj gjatë vizitës 48-orëshe të kryeministrit të ardhshëm, pas më shumë se një viti problemesh me lëvizjen.

Ndërkohë, Princi Andrew është gjithashtu në Balmoral dhe besohet se ka realizuar biseda me nënën e tij për të ardhmen e tij.

Ingrid Seward, nga Majesty Magazine, tha: “Është shumë e pazakontë që Princi Charles të bëjë këto lloj vizitash për të parë nënën e tij. Të gjithë mendojnë se ata e shohin njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, por nuk është e vërtetë.”

Boris Johnson dhe të dy kandidatët për postin e Kryeministrit janë shprehur mëse të gatshëm dhe kanë treguar se do të jenë të lumtur të bëjnë udhëtimin drejt kështjellës së Balmoral.

Do të ishte rasti i parë në mbretërimin e saj 70-vjeçar në të cilin një kryeministër në largim ose i sapoemëruar është paraqitur para Mbretëreshës larg nga Pallati Buckingham.

Ka disa pjesë të rolit të saj që Princi Charles mund t’i bëjë në emër të saj, por Mbretëresha është e vendosur që të jetë ajo e cila do të emërojë Kryeministrin e ri të vendit.

Mbretëresha zakonisht nuk kthehet nga pushimet e saj në kështjellën “Balmoral” deri në fillim të tetorit, por burimet thonë se ajo ka njoftuar ndihmësit e saj se do të bëjë një përjashtim këtë vit dhe do të udhëtojë drejt Londrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb