Presidenti i Republikës Bajram Begaj është sot në një vizitë zyrtare në Kosovë, e para që nga marrja e detyrës.

Pas takimit me homologen e tij Vjosa Osmani dhe kryetarin e Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca,  ai ka vizituar edhe memorialin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kreu i shtetit shqiptar po zhvillon një takim edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022, moment që sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhe të unitetit të faktorit shqiptar dhe aspiratave tona për zhvillim, paqe dhe vlerat më të mira demokratike.

Presidenti i Republikës ka përshëndetur maturinë e institucioneve të Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështeti të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në.

Në takimin me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca, Kreu i Shtetit theksoi se, abetarja e përbashkët do të jetë gati për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe do të punohet për projektin madhor të Enciklopedisë shqiptare.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb