SHBA
Ditën e djeshme, Dua Lipa ka ndarë disa copëza kujtimesh me ndjekësit e saj, gjatë fëmijërisë. Këngëtarja e disa hiteve muzikore, ka sjellë ndërmend disa fotografi, një ditar si edhe stilime rrobash, kur ishte vetëm 10 vjec.
Në ditarin e saj të kujtimeve, Dua Lipa kishte shkruar gjithashtu rreth një udhëtimi me shkollën në studiot e BBC, në të cilat kishte luajtur një dramë.
Ndërkohë që bashkangjitur ditarit vihet re karta e vizitorit, Dua kishte shkruar: “Ne vizituam “29 Century Classroom” (mësim që fokusohet në pyetje për inkurajuar mendimin kritik), në të cilën luajtëm dramat tona radiofonike. Ne arritën ekzaktësisht në orën 10:00″.
Tashmë, Dua Lipa, pas 18 vitesh, është drejtuese e një “podcast-i”, “Dua Lipa: At your Service”, ku bisesdon me njerëz të ndryshëm që e frymëzojnë atë.
“Nëse dikush do më kishte thënë se do punoja me “BBC” për “podact-in” 18 vite më vonë, nuk do ta kishe besuar”.