ITALI- Detaje të reja dalin nga procesi gjyqësor për vjedhjen e bujshme të bizhuterive të çmuara me vlerë 7 milionë euro në shtëpinë e një trashëgimtareje të pasur në rrugën ‘Giolitti’ të Torinos, ngjarje kjoe ndodhur më 20 shtator të 2015-ës.

Pavarësisht se e gjithë pasuria e vjedhur nuk u gjet, një nga të pandehurit, 42-vjeçari shqiptar Zef Zefi ka pranuar të rrëfehet para trupit gjykues. Ai pohoi se për vete kishte mbajtur një pjesë të sendeve me vlerë; një gjerdan, një statujë dhe një rubin, shkruan ‘Ansa’.

“I kam groposur në Milano dhe jam gati që të shkoj atje bashkë me policinë për të gërmuar”- pohoi shqiptari, duke shtuar se “Po marr përgjegjësitë e mia dhe do isha budalla nëse do jepja informacione të rreme. Madje i kërkoj zonjës dhe falje, duke ndrequr gabimin deri diku. Pjesa tjetër e sendeve me vlerë kanë shkuar për të paguar disa borxhe”. Policia më 2016-ën arrestoi 4 persona, mes tyre dhe shqiptarin Zef Zefi. Autorët kishin arritur të hynin në banesën e italianes, pasi kishin kopjuar çelësin, në bashkëpunim me të fejuarën e njërit prej të pandehurve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb