TIRANE- Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike , evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , por edhe për vjeljen e pagesave nga abonentët debitorë.

Në të gjithë vendin kanë vepruar 107 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 20 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 7 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Si dhe është arrestuar në flagrancë Shefi i Degës së Shitjes së OSHEE-së në Mallakastër Arban Myftaraj, pasi ka urdhëruar grupin e punës së testimit të matësve në terren për të testuar matësin elektrik të familjarit të tij Z.M, i cili është konstatuar i dëmtuar, por nga shtetasi Arban Myftaraj janë fshehur veprimet dhe të dhënat duke shpërdoruar detyrën.

Janë shpallur në kërkim 9 persona pronarë biznesesh të cilëve iu është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë në bizneset e tyre , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 autorë të tjerë.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 2.157 raste .

Si dhe janë ndërprerë 1.354 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 308 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Edhe gjatë së sotme Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Altin Qato dhe Drejtori i OSHEE Arben Seferi kanë theksuar edhe një herë se:

Polici e Shtetit –OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në identifikimin dhe shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme dhe përballjen me ligjin të vjedhësve të energjisë elektrike, si dhe të gjithë ata punonjës të OSHEE që bëhen palë me vjedhësit e energjisë elektrike duke shpërdoruar detyrën për qëllime fitimi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: