LIBRAZHD- Gjatë operacionit të OSHEE –së për vënien para drejtësisë të personave që kryejnë lidhje të paligjshme të energjisë në Qarkun e Elbasanit janë zbuluar raste të tjera të vjedhjeve të energjisë. Fundjavën që lamë pas, policia e Elbasanit ka arrestuar disa persona si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Sipas zëdhënëses së Drejtorisësë Policisë së Qarkut të Elbasanit, personat e arrestuar akuzohen se kanë bërë në bashkëpunim me specialistë të OSHEE –së ndërhyrje të paligjshme në sahatin mates të energjisë. Ndërkaq gjatë operacionit të OSHEE –së në Librazhd gjatë kësaj fundjave u arrestuan edhe tre elekricistë pasi ata akuzohen se kanë konsumuar veprën penale të mashtrimit në raportimin për ndërprerjen e furnizimit me energji vjedhësve dhe debitorëve në qytetin dhe fshatrat e këtij rrethi. Sipas burimeve zyrtare në pranga kanë përfunduar tre elektricistë me një përvojë të gjatë në këtë detyrë .Të njënjtat burime bënë me dije se të arrestuarit janë elektricistët Kujtim Cota, Sefer Nezha dhe Faik Alla, punonjës të OSHEE për Librazhdin. Ndërkohë konfirmohet se ka filluar procedim penal dhe po punohet per kapjen e dy shtetasve në kërkim pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE, në bizneset e tyre private në kundërshtim me ligjin, kane bere lidhje të paligjshme te energjise elektrike. Nga strukturat e policies se Elbasanit vijon kryerja e veprimeve procedurale për rastet e tjera të konstatuara nga verifikimet në terren.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb