TIRANE- Edhe gjatë ditës së sotme, Policia e Shtetit dhe OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Mësohet se në të gjithë vendin kanë vepruar 105 grupe të përbashkëta Polici–OSHEE.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë janë evidentuar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 16 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 7 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.
Janë shpallur në kërkim 7 persona , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 persona të tjerë.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici-OSHEE në 1.531 raste. Si dhe janë ndërprerë 800 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë. Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 105 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE do vijojnë punën deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme dhe përballjen me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: