TIRANE- Policia e Shtetit në të gjithë vendin edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar zbatimin në terren të masave të posaçme për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, duke identifikuar dhe vënë para drejtësisë autorët e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

Deri në orën 19:30 të ditës së sotme është marrë masa e arrestit në flagrancë ndaj 17 personave, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë shpallur në kërkim 7 persona.

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë dy faturistë dhe një elektricist, punonjës të OSHEE.

Është mbështetur OSHEE në 811 raste gjatë ditës së sotme.

Janë ndërprerë 286 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonetëve debitorë.

Ndërkoh nga të arrestuarit 12 prej tyre janë pronarë biznesesh.

Sipas qarqeve rezultatet paraqiten si më poshtë:

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar në flagrancë 9 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës është arrestuar 1 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan është arrestuar 1 person dhe është shpallur në kërkim 1 person

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë arrestuar 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë arrestuar 2 persona .

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër është arrestuar 1 person.

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës është arrestuar 1 person.

Vijon kryerja e veprimeve procedurale për rastet e tjera të konstatuara nga strukturat e policisë.

Policia e Shtetit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme të zbatojë me vendosmëri masat e marra në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm për vendin, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb