TIRANË- Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike , por edhe për vjeljen e pagesave nga abonentët debitorë.

Në të gjithë vendin kanë vepruar 61 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 36 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 38 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 19 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Si dhe janë ndaluar dy punonjës të OSHEE dhe 1 ndiqet në gjendje të lirë, me detyrë elektriçist në Qarkun Elbasan. ( Gjithsej 21 persona të arrestuar dhe të ndaluar)

Janë shpallur në kërkim 4 persona , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 13 autorë të tjerë.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 851 raste .

Si dhe janë ndërprerë 516 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë.

Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 121 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Puna e nisur nga Policia e Shtetit dhe OSHEE do vijojë deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme dhe përballjen me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të institucioneve dhe të vetë OSHEE-së.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb