*Prokuroria kërkon 5 vjet burg për ish-Guvernatorin Fullani

Edhe pse diten e sotme Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burg për ish­-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, gjykata e shfajëson dhe e shpall të pafajshëm.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i kërkuar nga prokuroria do zbritej, por gjykata e ka liruar plotësisht nga akuzat Fullanin.

Ish guvernatori i BSH akuzohej për shpërdorim detyre për vjedhjen e 713 milionë lekëve, ose per ate që u cilësua si “skandali i vjedhjes së Thesarit”. Ndaj Fullanit është zbatuar gjykimi i shkurtuar.

Fullani akuzohej per shperdorim detyre ne dy raste. Palët shpallin konkluzionet për dosjen nën shqyrtim, në të cilën Fullani akuzohet për dy episode. Në të parin, Fullani shikohet si shpërdorues i detyrës përsa kohë shikohet i dyshimtë në mosrespektimin e rregullave dhe udhëzimeve të Këshillit Mbikqyrës, nga moszbatimi i të cilave u shkaktua vjedhja e degës së Thesarit prej 713 milionë lekësh.
Për këtë ngjarje u akuzuan 18 persona, ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar përveç kryeinspektores së bankës Elivar Golemi, procesi ndaj të cilës vazhdon ende.

Në episodin tjetër, sërish mbi Fullanin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës për hotel “Dajtin”, për të cilin Këshilli i Ministrave ka vendosur shitjen e tij përpara se banka të hapte procedurat e blerjes.

Per te dyja rastet, Fullani mori pafajsi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: