Këtë të enjte 2 nga 4 të pandehurit e dosjes “184” në Dibër kanë dalë para togave të zeza, në seancën e radhës, për akuzën e ndikimit te votuesit në zgjedhjet për Bashkinë Dibër të vitit 2016.

Ndërkohë, mësohet se katër të pandehurit kanë 2 gjyqtarë, duke i zhvilluar seancat të ndara.

Nuri Meda dhe Drini Gjeci, seanca ndaj të cilëve ishte sot në orën 13:00, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Por në mungesë të avokatëve, seanca ndaj tyre është shtyrë për në datën 22 korrik.

Ndërsa, seanca e radhës për dy të pandehurit e tjerë Robert Aga e Hasan Hoti, do të mbahet me datë 12 Korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb