Përmasa tragjike ka marrë ngjarja që ndodhi pak ditë më parë në lagjen Ali Demi në Tiranë, ku një i ri kishte vjedhur dy kasaforta me para në një banesë. BalkanWeb mëson se banesa që 27-vjeçari Kristian Fusha vodhi pikërisht banesën e kunatës, motrës së të fejuarës së tij. Kjo e fundit e gjendur në kushte të tilla, në gjendje të rëndë mendore, është vetëhelmuar.

Dyshohet se 17-vjeçarja me inicialet S.V., ka përdorur fostoksinë, për t’i dhënë fund jetës së saj pas ngjarjes ku u përfshi i fejuari i saj, ndërsa ky i fundit tashmë ndodhet pas hekurave.

Kristian Fusha ka vjedhur kasafortat e shtetases me iniclaet E.V., e cila jetonte në Tiranë. 27-vjeçari u vu në pranga dy ditë më parë, pasi u fut brenda një banese në lagjen ‘Ali Demi’ në Tiranë nga ku bashkë me një person tjetër mori dy kasaforta brenda të cilës kishte 2 milionë lekë të vjetra dhe dokumente të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb