TIRANË- Ish-kryeinspektorja e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi do të gjykohet nga gjykatësi Petrit Çomo. Sot është hedhur shorti në Gjykatën e Tiranës, ku do të zhvillohet edhe procesi gjyqësor në ngarkim të Golemit.

Më herët, Gjykata pranoi kërkesën e Golemit për ndarjen e çështjes, duke e gjykuar atë si dosje me vete. Pas arrestimit për shpërdorim të detyrës, Apeli vendosi heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së, Elivar Golemi u arrestua mbrëmjen e 5 shtatorit, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës”. Pas qëndrimit në qeli për rreth 2 muaj, u vendos që Golemi të gjykohet e lirë.

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: