Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e kaluar, teksa aventura fatmirësisht ka përfunduar brenda disa minutash.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares Vlorë, ku një grua e ka lënë makinën e saj “Range Rover” të ndezur dhe me bllokazh për të shkuar në market. Ajo është kthyer për pak minuta, por nuk e ka gjetur më mjetin.

Policia pas marrjes së informacionit është vënë menjëherë në ndjekje, ndërsa fal kamerave të sigurisë që gjendjen në qytet është mësuar itinerari i lëvizjes.

Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja. Hajduti i makinës rezulton të jetë një i ri nga qyteti i Fierit, i moshës rreth 35 vjeç. A.Goxhaj, autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar në polici. Reagimi i policisë ka qenë e menjëhershëm ndërsa autori është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI I POLICISE
Vodhi automjetin e një shtetaseje dhe u largua me shpejtësi, kapet pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, 25-vjeçari. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Qarkullimit Rrugor menjëherë pas kallëzimit për vjedhjen e një automjeti, në lagjen “10 Korriku”, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikua autori i vjedhjes së automjetit, shtetasi F. G., 25 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, pasi ka vjedhur automjetin tip “Range Rover”, në pronësi të shtetases J. P., në lagjen “10 Korriku”, është larguar me shpejtësi, në dalje të qytetit.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi dhe pas disa minutash, në autostradën Vlorë-Fier, kanë bërë të mundur kapjen e tij. Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: