Tre shqiptarë janë arrestuar për vjedhje në Itali. Bëhet fjalë për tre meshkuj të moshës 40, 33 dhe 23 vjeç, të cilët u arrestuan nga karabinierët e Cavalese për vjedhje në banesa. Ata u kapën në flagrancë me sende të vjedhura dhe mjete për vjedhje.

Karabinierët e Cavalese iu vunë pas në një ndjekje të vështirë në rrugën shtetërore 48 në Val di Fiemme. Atyre iu gjetën para, bizhuteri, veshje, me sa duket mallra të vjedhura.

Ndjekja lindi pas hetimeve nga karabinierët që kontrolluan dhjetëra orë pamje nga kamerat e vëzhgimit në zonën e Fiemme dhe Fassa, hetime që çuan në zbulimin e bandës të lidhur me vjedhjet e shumta në shtëpi dhe hotele në zonë në muajt e fundit.

Të tre, të cilët vijnë nga provinca e Parmës, tani janë burgosur në Trento me akuzën e vjedhjes dhe tentativë vjedhjeje të vazhdueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb