DURRËSI

Pesë persona janë arrestuar së fundmi në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Një 47- vjeçar me inicialet Y.U, ishte në kërkim pasi Gjykata i kishte caktuar arrest me burg për vjedhje. Po ashtu një 25- vjeçar ishte dënuar me 2 muaj burg për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

Ndërkohë edhe 3 të tjerë janë arrestuar, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, drejtim i motoçikletës pa leje drejtimi apo dhunë në familje.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

 

Durrës

 

Kapen dhe ndalohen 2 persona të shpallur në kërkim kombëtar.

 

Gjithashtu arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

 

Y.U., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

S.P., 25 vjeçe, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K.C., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.D., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.56 mg/l dhe gjatë manovrës për të kthyer mjetin e tij, ka goditur në pjesën e pasme automjetin e Policisë, i cili ishte i parkuar.

I.D., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb