Duhet të ishte një mjet që do të shuante gabimet arbitrare, akuzat dhe polemikat që shoqërojnë ato pas ndeshjeve, por sistemi VAR është vënë në shënjestër që në premierën e tij në Champions. Mjafton të shohësh titujt kryesorë të mediave italiane, mëngjesin pas humbjes dhe eliminimit të Romës, pas disfatës 3-1 në fushën e Portos. “Vjedhje” është një nga fjalët më të përdorura në faqet e para dhe komentet e të përditëshmeve përtej Adriatikut. Ato rendisin disa raste të dyshimta, si 11-metërshi i fituar nga vendasit në kohën shtesë dhe një tjetër i mohuar për skuadrën romane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Krejt e ndryshme është atmosfera në Portugali, ku mediat në vend kanë përdorur çdo epitet të mundshëm pozitiv për të vlerësuar ndeshjen e skuadrës së drejtuar nga Sergio Conceiçao.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një aromë triumfi shpërndajnë edhe mediat angleze, të cilat ekzaltojnë përmbysjen e madhe të Mançester Junajtid në Paris. Sipas tyre një meritë për këtë sukses shkon për trajneri Solskjaer, që megjithëse me shumë mungesa arriti të kualfikojë “Djajtë e Kuq” në çeekfinalet e Champions.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, të përditëshmet franceze nuk falin asnjë nga Paris Sent Zhërmen.

C 29 Fotogallery 1024680 Imagegallery Imagegalleryitem 27 Image
C 29 Fotogallery 1024680 Imagegallery Imagegalleryitem 27 Image

Nga Tuchel te Buffon, të gjithë janë nën akuzë për atë që cilësohet si zhgënjimi i radhës në Europë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: