ITALI

Një i ri shqiptar, i cili akuzohet për disa vjedhje është arrestuar në Raguza të Italisë. Bëhet fjalë për njëzetvjeçarin, Arxhens Zykollari, i cili u indetifikua falë kamerave të sigurisë. Aksionet e policisë në qytetin italian u intensifikuan pas shtimit dhe denoncimeve të rasteve nga qytetarët, të cilëve iu janë plaçkitur shtëpitë, dyqanet si dhe mjete të tjera përfshirë biçikleta dhe televizorë.

Shqiptari në bashkëpunim me disa të tjerë vidhte gjatë natës, ndërsa policia ka mundur të identifikojë edhe 4 bashkëpunëtorët e 20-vjeçarit, që sipas mediave italiane ishin përgjegjës dhe fshihnin mallrat e vjedhura në banesa, restorante, palestra dhe shumë ambiente të tjera.

Capture
Capture

Shqiptarit dhe grupit të tij iu sekuestruan pajisjet e vjedhura si televizorë, kompjutera dhe tablete, por edhe një shumë prej 30 mijë eurosh. Të gjithë pajisjet e konfiskuara u dorëzuan më pas tek poseduesit e tyre. Shqiptari aktualisht ndodhet në burg.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb