Çudirat shqiptare në auditoret e shkollave nuk kanë të sosur. Gjatë orës së biologjisë në shkollën “1 Maji” në Tiranë, mësuesja në vend të lëndës i ka suprizuar nxënësit, veçanërisht ato femra, duke iu dhënë një leksion të veçantë: si bëhet kafja turke.

Në vend të nxirrte para tyre regjistrin e notave e të fillonte t’iu jepte lëndën, mësuesja ka nxjerrë nga çanta petrogazin, shkrepsen, një xhezve, kafe turke e pak sheqer e ka filluar t’u tregojë studenteve femra “si ta bëjnë kafen e mirë kur të bëhen nuse e të shkojnë tek vjehrra”.

Një nxënëse e irrituar nga ky xhest ka nxituar ta fotografojë këtë moment e ta shpërndajë foton në portalet online, siç duket në pritje që të fillonte ora e mësimit ndërkohë që mësuesja shijonte për qejfin e saj kafen që sapo kishte përgatitur. Foto është marrë nga JOQ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb