DURRES

Banorët e zonë së ish-Kënetës në Durrës po protestojnë për mungesën e sinjalistikës në rrugën “Vllazërimi”.

Një ditë më parë, dy gra vjehrrë e nuse, u përplasën për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar.

Vetëm në harkun e 10 viteve, në këtë rrugë janë aksidentuar me pasojë vdekje 24 persona, gra, burra e fëmijë, raporton gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Banorët kërkojnë vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit. Rruga “Vëllazërimi” në të dy krahët është e mbushur me shtëpi dhe biznese.

Kjo rrugë konsiderohet si rruga e vdekjes për shkak të aksidenteve të shumta.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: