Ndërsa 30-vjecari nga Mamurrasi me banim në Itali rrëfeu në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 historinë e martesës së tij që tani po përfundon me një divorc dhe me dy fëmijë të ndarë, ngjarja mori një rrjedhë tjetër.

Në studion e emisionit telefonoi vjehrri i tij, i cili nxori edhe detaje që i riu nuk i kishte përmendur. Ai tha se vajza e tij keqtrajtohej në familjen e dhëndrit dhe kishte probleme me prindërit e tij, Madje Petriti dëshmoi se kishte pasur raste kur vajzën e kishin nxjerrë jashtë nga shtëpia bashkë me djalin e saj.

“Ai e di shumë mirë pse është larguar vajza. Ai i di të gjitha…vajza ime kishte problem me burrin e vetë dhe prindërit e vetë. E kanë lënë 7 orë përjashta me gjithë djalin e vogël. Unë jam nisur natën me e marrë vajzën. Prindërit e tij i binin në qafë vajzës time, e shanin me fjalët nga më të ndyrat, nga problemet që kishte me ta e kam mbajtur në shtëpinë time kur erdhi që ishte shtatzanë. Pasi lindi djalin e dytë, vajza vendosi të kthehet me mendimin se do të qëndronte më të nëse burri i saj kishte ndërruar mendjen. Por asgjë s’kishte ndryshuar dhe ajo tani është në proces divorci”,- rrëfeu ai, duke hedhur dritë në historinë e ciftit.

Avokatët në studio thanë ndër të tjera se shkak për prishjen e kësaj martese janë bërë ndërhyrjet e familjarëve nga të dyja palët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: