Rrëfime të tjera vijnë në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, mbi ngjarjen e rëndë kriminale, që ndodhi pak ditë më parë në Sarandë, ku 34-vjeçari Kleo Hysi tentoi të vrasë me armë ish-bashkëshorten.

Pas rrëfimit të kësaj të fundit, në emision ishte edhe babai i 34-vjeçari, i cili hodhi akuza të forta ndaj ish-nuses së djalit të tij, duke thënë se ajo ka qenë e martuar disa herë. Madje, sipas tij, ish-bashkëjetuesi i saj ngacmonte seksualisht vajzën që ajo kishte me Kleo Hysin.

Babai i Kleo Hysit: Ai ka qenë disa herë në burg, por kur u njoh me këtë Flobertën, ajo kishte qenë e martuar disa herë. Madje ajo kishte një fëmijë që e kishte në jetimore, madje donin që t’ia jepnin djalit atësinë. Por djali nuk e pranoi, madje ajo ka bërë shumë gabime, madje ka marrë një burrë 24 vite më të madh nga vetja dhe ai ka qenë i martuar me nusen e djalit të tij. Kjo gjë e pamoralshme e ka bërë Kleon të kërkonte vajzën e tij, pasi dyshonte se ai do ngacmonte seksualisht vajzën e tij. Ai kërkoi të shkonte të takonte vajzën dhe kërkoi mirëkuptim me të por ajo ka bërë shumë gabime, vajza e saj 13 vjeçe kishte dalë nga rruga e zotit dhe shoqërohej nga ky bashkëjetues me të. Djali im qe m… që pranoi atë, por ata janë të dy për në burg si djali dhe nëna. Unë dua vajzën e djalit tim ta marri shteti dhe të shkoj ta takoj unë, se unë e dua ta marr, por nuk na do, pasi nëna e ka mësuar shumë keq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb