Qeveria e futbollit europian, UEFA, dhe Shoqata e Klubeve Europiane, ECA, kanë gjetur akordin e përbashkët për fazën finale të kupave që pritet të zhvillohet në muajin gusht. Lajmin e raporton “Cadena Ser”, sipas së cilës, Champions League dhe Europa League pritet të mbyllen brenda dy javësh dhe pa krijuar probleme për nisjen e sezonit 2020/2021.

Ndeshjet do të luhen në fushë neutrale, pa prezencën e publikut dhe me një përballje të vetme! Ky është formati që ECA dhe UEFA kanë zgjedhur, ndonëse mediat angleze më herët kishin raportuar se sfidat mund të luheshin në një qytet të vetëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb