Më në fund zgjohen edhe “djajtë e kuq”. Man.United dhe Barcelona kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre për të transferuar Frenkie de Jong në “Old Traford”.

Sky Sport, raporton se pas negociatave të vazhdueshme, dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të bashkuar edhe një herë Ten Hag me beniaminin e tij Frenkie de Jong, të dy pjesë e Ajax ku arritën të shkonin deri në gjysmëfinalen e Champions League. De Jong merr në këtë mënyrë vendin e lënë bosh nga Pogba.

Man.United do t’i kushtojë kartoni i De Jong 65 milionë euro, plus bonuse. “Djajtë e kuq” nuk pranuan që në këto negociata të përfshihej Harry Maguire duke i thonë “Jo” kërkesës së blaugranve për kapitenin e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb