Levante do të luajë sonte në 21:00 ndeshjen e fundit të javës së 25 në “La Liga” kundër Betis.

Siç është raportuar edhe më herët sulmuesi i kombëtares Aramdo Sadiku ka lënë pas dëmtimin dhe për herë të parë është grumbulluar nga trajneri i Levante-s.

Por befasia nuk qëndron këtu. 26-vjeçari shqiptar do t’a nisë nga minuta e parë ndeshjen kundër Betis duke iu dhënë mundësia për të dëmostruar aftësitë e tij në një nga kampionatet më të mira të Europës.

“Ferrari” doli nga garazhi, tani të shohim nëse do ia dalë të impresionojë në skenën e madhe.

sadiku

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb