Welcome Felipe! Me këto fjalë Inter ka bërë zyrtare afrimin e Felipe Caicedo, ish sulmuesi i Lazio që aq shumë preferohet nga Simone Inzaghi. Caicedo vjen nga Genoa në formë huazimi deri në fund të sezonit. Pas vizitave mjekësore, Caicedo ka hedhur dhe firmën mbi kontratë, për të qenë sa më shpejt në dispozicion të trajnerin Inzaghi.

Caicedo
Caicedo

Caicedo ndodhej që të enjten në Appiano Gentile, ndërsa këtë të premte ka punuar me pjesën tjetër të ekipit, është stërvitur rregullisht. Caicedo do të jetë në dispozicion të Inzaghi që në sfidën e parë, në derbin kundër Milan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: