Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e Abdou M’Bark. Mesfushori ka firmosur një kontratë me verilindorët, e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2025.

Në postimin e bërë publik nga klubi shkruhet se shërbimet e lojtarit nga Mauritania ishin siguruar që në verë, por vonesat me vizën bënë që njoftimi zyrtar të vijë vetëm sot.

“Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Abdou M’Bark El Id është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2025 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër” – Shkruan Kukësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: