Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” duke thënë se një aktor përfiton nga nata dhe tinëz shkon e shklyen me duar banderolat e Aleancës.

Sipas Aleancës për Teatrin, akti vandal i Laert Vasilit është filmuar dhe ka edhe dëshmitarë okularë për këtë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bën thirrje autoriteteve të reagojnë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Komunikatë

Drejtuar: Autoriteteve që garantojnë Rendin Publik, mediave, publikut të gjerë:

Të dashur miq e mbështetës, në pamundësi për t’iu afruar godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar-Eksperimental, pushteti po kërkon pretekst pas preteksti për të gjetur arsye që të godasë individualisht me manovra të inskenuara gjithsecilin prej aktivistëve të Aleancës, në mënyrë që t’i hapin rrugë ndërhyrjes së policisë në Teatër, aty ku pas 24 Korrikut, janë luajtur mbi 50 shfaqje dhe ku po bëjnë vizitë rregullisht trupat teatrore më të mira europiane.

Pikërisht kur aktivistët e Aleancës po përcillnin aktorët dhe stafin e Volkstheater të Vienës, një i ashtuquajtur aktor, për të cilin na ishte sinjalizuar se natën e 19 Dhjetorit, kishte grisur posterat e ekspozitës së Avni Delvinës të ngjitur në hyrjen e teatrit, vjen për herë të dytë rreth orës 2.00 të natës për të shklyer me duar banderolën e Aleancës, kumtin tonë të protestës “Monument Kulture, Mbrohet nga Populli”.

Aktori quhet Laert Vasili, dhe për të cilin nuk ka më asnjë dyshim, pasi dje e zumë gafil, dhe me kameran ndezur, filloi të provokojë duke thirrur me emër kolegë, aktorë, duke u improvizuar me lojë të shëmtuar aktoriale si viktimë dhe i dhunuar. Autorsinë e tij tani e kemi të konfirmuar për të dyja rastet: me datë 19 ai është parë nga roja e godinës dhe një nga aktivistët, dhe mbrëmë i zënë gafil.

Theksojmë se autori në fjalë i kapur gafil në akt vandalizmi, nuk është dhunuar, por është tentuar të mbahet aty, për t’ia dorëzuar forcave të policë. E gjitha kjo është e dokumentuar me video, ndërkohë që te video e autorit të vandalizmit është e prerë, sepse mesa duket i ka dalë jashtë skenarit.

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit e dënon këtë akt të shëmtuar provokimi dhe vandalizmi nga dikush që “rastesisht”, brenda tri netësh i ra rruga te sheshi i Teatrit, kur në dy vite nuk është dukur ndonjëherë.

Ky akt nuk është fare i izoluar, por është pjesë e një fushate e mirëmenduar për të shpikur pretekste me qëllim goditjen e secilit prej aktivistëve të Aleancës dhe ngritjen e skenarëve për të futur policë në Teatër.

U bëjmë thirrje autoriteteve të reagojnë me urgjencë. Autorin e kanë parë disa persona në flagrancë e sipër, është i përsëritur si akt, rojet e sigurisë së godinës kane patur kontakt direkt me të, dhe aty ka me dhjetra kamera sigurie që e vërtetojnë versionin tonë.

Të gjithë materialet tona filmike i vëmë në dispozicion të autoriteteve, për të sqaruar gjithçka. Vigjilenca jonë 2-vjeçare në mbrojtje të Teatrit na ka stërvitur mirë që mos të biem pre e provokimeve të rëndomta. U bëjmë thirrje mediave që të mos vënë tituj bombastikë për të shtuar klikimet, por të tregojnë profesionalizëm në administrimin e fakteve, ushqyer nga disa burime :

  1. Aktet e vandalizmit janë të provuara nga disa burime, autori dihet me siguri.
  2. Provokimi erdhi nga jashtë, në mënyrë të qëllimshme.
  3. Autori nuk është dhunuar, por i është dorëzuar forcave të policisë.

Për këte të vërtetë si njerëz të angazhuar në këtë kauzë, ku qytetarët kanë sytë dhe zemrën, mbajmë pergjegjësi të plotë.

Ne nuk e tradhëtojmë besimin e tyre.

Fotot si më poshtë ilustrojnë në rend kronologjik vandalizmin e datës 19 dhe datës 21 nga i njëjti autor.

#tebashkuarpernjekauze

#teatridoterroje

#europanostra

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb