Vjen në Tiranë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor nga datat 28 Tetor deri më 4 Nëntor.
Në datat 28-29 tetor do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe të Baletit “Ballet Preljocaj” nga Parisi me koreografi të Angelin Preljocaj, ndërsa më 31 tetor dhe 1 nëntor, në skenë do të ngjitet trupa nga Berlini me koreografi të Blenard Azizaj.
Dy mbrëmje magjike do të jenë më 3 dhe 4 nëntor, ku posaçërisht për Festivalin Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor do të vijë trupa nga Vjena me koreografinë e të mirënjohurve Eno Peci, Gentian Doda dhe koreografi nga Angelin Preljocaj me trupë nga Teatri i Operas dhe Baletit.

Programi i plotë i edicionit të parë të Festivalit Nderkombëtar të Dancit Bashkëkohor, në Teatrin e Operas dhe Baletit.
28 – 29 tetor: Ballet Preljocaj nga Parisi me koreografi të Angelin Preljocaj
31 tetor – 1 nëntor: Trupa nga Berlini me koreografi të Blenard Azizaj
3 – 4 nëntor: Trupa nga Vjena me koreogragi nga Eno Peci, koreogragi nga Gentian Doda, dhe koreografi nga Angelin Preljocaj me trupë nga Teatri i Operas dhe Baletit.
Të gjitha biletat i gjeni online në: myticket.al @myticket.al ose fizikisht në biletarinë e Teatrit të Operas dhe Baletit.

D58a9d30 1253 41e3 B660 5a6ec2154633
D58a9d30 1253 41e3 B660 5a6ec2154633
D82161cf Ecf4 448e B4ac 8863be103de4
D82161cf Ecf4 448e B4ac 8863be103de4
2c57e9e6 5414 48d7 B4c9 62b49cb27ffb (1)
2c57e9e6 5414 48d7 B4c9 62b49cb27ffb (1)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: