A do të rikthehet moderatorja Einxhel Shkira në shtëpinë e famshme sërish? Kjo ishte pyetja që u bë pas incidentit në shtëpinë më të famshme në vend, ku Einxhel theu krahun.

Sot faqja zyrtare e “Big Brother VIP” ka njoftuar se Einxhel do të rikthehet shumë shpejt brenda shtëpisë.

“Big Brother” ka vendosur pas konsultimit me ekipin mjekësor se Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri!”

Banorja Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për shkak të një dëmtimi që pësoi në krahun e saj gjatë lojës që po bënte me Ilirin.

Mbrëmjen e djeshme gjatë ‘live show’ moderatorja ka komunikuar me publikun dhe banorët përmes një lidhje live nga ambientet e spitalit.

Por sigurisht që nuk ka munguar një përshëndetje me Dagz, i cili ndodhej në studio dhe është shprehur tejet falenderues për banorët që u përkujdesën për Einxhel, ndërsa i thotë kësaj të fundit që e do shumë dhe se po e pret jashtë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb