Lionel Messi u ngjit në majën e botës pasi fitoi Botërorin e Katarit me Argjentinën e tij në finale kundër Francës. Ajo që ra në sy, ishte manteli që princi i Katarit i vendosi Messit në momentin kur ky i fundi do të ngrinte në qiellin e Dohas trofeun e artë.

Një pjesëtar i parlamentit të Omanit, duket se ka bërë gati menjëherë një ofertë tunduese drejt argjentinasit, për mantelin tradicional arab, i quajtur “bisht”.

1 milionë dollarë për Mesin në këmbim të mantelit, që e cilëson si simbolin e madhështisë dhe mençurisë. Me siguri që Messi nuk mund të tundohet nga një ofertë e tillë, pasi ajo është diçka unike. Kjo ishte vetëm oferta e parë, pasi qindra sheikë do të donin ta kishin atë mantel dhe ndoshta ofrojnë më shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb