Myrto Uzuni është tashmë zyrtarisht një futbollit i Austin FC në kampionatin amerikan të futbollit.

Lajmërimi i shumëpritur ka ardhur nga klubi amerikan nëpërmjet rrjeteve sociale, me një foto të futbollistit dhe një mesazh të shkurtër rreth tij.

“Myrto është i gjelbër. Mirëseerdhe te ATX Myrto Uzuni:”, shkruhej në postimin që i jep fund edhe telenovelës së transferimit të sulmuesit nga Granada.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Austin FC (@austinfc)

Uzuni kishte kaluar vizitat mjekësore që të martën, por për shkak të rregulloreve të MLS, është dashur të pritet deri të premten për prezantimin e tij si blerja më e re e Austin, që ka paguar klauzolën e largimit prej 12 milionë eurosh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: