AUSTRI

Vjena është zgjuar në një nga ditët më të trishta të saj pasi një agresor në 6 lokacione të ndryshme sulmoi me armë për të vrarë 3 civilë dhe për të plagosur 15 të tjerë, përfshi një polic.

Policia e Vjenës është e gjitha në gatishmëri teksa kryeqyteti austriak prej orës 8 të mbrëmjes së kaluar nuk po gjen qetësi.

Edhe pse autori u vra nga Policia sërish ka dyshime të mëdha se kanë qenë të shumtë të përfshirët në këtë ngjarje dhe prandaj është hapur një investigim në nivele shumë të larta.

Po ashtu Sebastian Kurz ka njoftuar se në Vjenë ka hyrë ushtria për të marrë situatën nën kontroll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb