Austria ka propozuar rikthimin ose internimin e emigrantëve që i afrohen brigjeve evropiane me varka në Mesdhe, sipas deklaratave të ministrit të Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz.

“Mijëra emigrantë që presin në veri të Afrikës duhet të kuptojnë se të shpëtohesh në det nuk është një biletë për në qendër të Evropës”, tha ministri austriak i Partisë Popullore (OeVP) për gazetën “Die Presse”.

“Bashkimi Evropian duhet të përcaktojë qartësisht se kushdo që përpiqet të hyjë në Evropë ilegalisht do të humbasë të drejtën për azil”, theksoi Kurz, duke shtuar se aplikimet për azilkërkuesit duhet të bëhen në qendrat e OKB-së në veri të Afrikës.

Austria ka rikthyer kontrollin në kufij që në muajin shtator të 2015 si përgjigje ndaj valës së emigrantëve dhe azilkërkueseve që vinin nga rruga ballkanike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: