Dy të tretat e austriakëve pretendojnë se duan të bëjnë vullnetarin ose të vazhdojnë të punojnë edhe pas daljes në pension, sipas një studimi të porositur nga platforma “seniors4success”.

Rreth 16% prej tyre thanë se nuk ishin të sigurt, ndërsa 18% të tjerë theksuan se nuk dëshironin të punonin.

Tendenca për të punuar po rritet.

Në vitin 2017, kur studimi u krye për herë të fundit, 56% thanë se donin të vazhdonin punën, ndërsa në vitin 2019 ishte 66%.

Sipas ”senior4success”, ”dëshira për të vazhduar punën ka të bëjë pak në lidhje me paratë dhe më shumë me ndjenjën e vlerësimit të vetvetes”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb