Saktësisht tre muaj pas zgjedhjeve legjislative në Austri, një marrëveshje u arrit dje në mbrëmje mes partisë popullore OVP të Sebastian Kurz dhe të Gjelbërve të Werner Kogler.

Partia ekologjiste ka thirrur asamblenë më 4 janar, votimi i të cilës, sipas statusit të partisë, është i detyrueshëm për një hyrje në ekzekutiv.

Sipas shtypit austriak betimi mund të zhvillohet, më 7 janar.

“Pengesat më të mëdha janë kapërcyer”, theksoi Kurz.

Partia e Kurz, OVP kryesoi në zgjedhjet legjislative me 37,5% të votave. Ekologjistët regjistruan pikët më të mira të tyre me 13,9% të votave.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb