Analisti Shpëtim Nazarko deklaroi mbrëmjen e sotme në ‘Real story’ në ‘News24’ se lideri i PD-së Lulzim Basha nuk duhet të gënjejë elektoratin e djathtë në lidhje me mandatet dhe vjedhjen e votave sipas tij ndër vite.

Nazarko tha se gjatë 2009-2013-ës PD ka pasur mundësinë që t’i numërojë vetë 3 herë votat.

“Dua ti lë vetes dy fjali. Pash disa fjalë të ngritura si teza. Dy nga traktatet në historinë e njerëzimit është ajo e De Cartit dhe e Galileo Galileit. Ajo formë mund të ngatërrojë jo vetëm Fluturën, por edhe ata që janë rritur në Holandë. Ai i ka dhe keq punët me numrat. Basha mund të ketë idera të ndryshme. Unë kam një ide të tipit tim mbi Reformën në Drejtësi. Dëgjoni publik i dashur; nëse ne na thotë që ne duam edhe pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ, i bie një çange që duhet ta mësoni një herë e mirë. Reforma në drejtësi është vepër e perëndimorëve për një arsye të thjeshtë, pasi në vende feudale si i joni, s’ka mënyrë tjetër për të operuar. Pasi të mbash me para një qeveri të majtë apo të djathtë, perëndimit i bie të çmendet, pasi financon vetëm një burokraci të vogël të të parit. Ka gjetur një formë të thjeshtë. Mjafton që të paguaj këshillin të mirë si SPAK, apo prokurorin e Librazhdit. Që kur të më teket të rras brenda atë feudalin e Tiranës, mos të merrem as me prokuror këtej, por t’i them atij të Peqinit; merre rrase brenda atë.

Reforma në drejtësi është një reformë e perëndimit që po bën çarçaf popullin shqiptar dhe që se zë dot, pasi korrupton edhe sistemin edhe veten. Perëndimi e ka vendosur këtë punë. Shumë njerëz që gënjejnë veten, mes tyre edhe Basha, se ‘këtu na e ka hedhur Rama’, gënjejnë veten kot. Ne duke qenë pjesë e perëndimit, jemi të detyruar që të ngremë duart kur na fut brenda ai. Në lidhje me mandatet, Basha, unë mendoj se duhet t’ja thotë të vërtetën PD-së. Nuk është e vërtetë ajo që thotë Basha, Në 2010 iu lut dhe Kadare që ‘për ato 10 vota mos fut në luftë dynjanë, por mbaj qetësi publike’. E vërteta që flet ai për djegien e mandateve është një vjershë e improvuar. Unë e kam thënë se Berisha për shkak të aleancave fluide me LSI, nga 2009-2013, kur i numëroi 3 herë votat, i dolën 200 mijë mangut, dhe 200 mijë tepër LSI-së. Në 2009-ën PS-ja ka pasur 620 mijë vota. 610 mijë PD. 83 mijë vota LSI. Në 2017 LSI kishte shkuar 225 mijë vota. Basha nuk duhet të gënjejë elektoratin e djathtë. Ai mund të ketë një nga mënyrat e menaxhimit që përdoret shpesh në perëndim. Vlera e librit, nëse flasim për tema precize mendoj se Basha s’ka të drejtë për reformën në drejtësi. Është brenda vetes së tij, duhet të fsheh dramën e shkruar mes PD-LSI. Si ka vjedhur njeri votat PD-së kur i ka numëruar vetë votat nga 2009-2013. Këtë s’ka arsyeje që t’ja faturoj popullit shqiptar si vjedhje të së majtës, është maskarallëk them.”, tha Nazarko.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb