GJIROKASTER – Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Vjeshta”, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 5 lazaratas, të cilët ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit: Avdul Avduli, Teno Buci, Sigurim Mahmutaj, Ylli Gerveshi dhe Zaim Basha.

“Në orët e para të mëngjesit në Lazarat, si rezultat i operacionit të mirëorganizuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër , në banesa u kapën shtetasit në kërkim:
Avdul Asan Avduli, 57 vjeç, masë sigurie “Arrest në burg”për “Prodhim e shitje të narkotikëve”;
Teno Levzat Buci, 76 vjeç, me masë sigurie ” Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim e shitje të narkotikëve”.
Sigurim Sejdi Mahmutaj, 68 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg” për “Prodhim e shitje të narkotikëve”.
Ylli Mehmet Gërveshi, 68 vjeç,me masë sigurie “Arrest në burg” për “Kultivim të bimëve narkotike”.
Zaim Ramadan Basha, 53 vjeç i dënuar me 5 vite burg për aksident rrugor, sot Zaimit ju gjet dhe një sasi lënde narkotike në banesë.
Materialet shtesë në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.”- thuhet në njoftimin e policisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb