Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka vijuar me denoncimet në lidhje me gjendjen e rrugëve në kryeqytet.

Në një postim në Facebook ai ka ndarë pamje nga rruga “Vjosa”, shumë pranë sheshit “Skënderbej”.

Blushi ka deklaruar se prej 8 vitesh asnjë investim nuk është kryer në këtë rrugë, ndërsa në ditë të tilla me shi ajo kthehet në një lumë të vërtetë.

Ai shtoi se më 14 maj qytetarët do të dinë të ndëshkojnë me votë për premtimet e pa mbajtura.

Postimi i plotë:

“VJOSA” KA ARDHUR NË MES TË TIRANËS!
PREMTIMET E ERION VELIAJ I MORI LUMI!
Sonte në mbrëmje në Rrugën “Vjosa” tek Njësia Bashkiake Nr.9, vetëm 7 minuta në këmbë nga Sheshi “Skënderbej”.
Siç e ka emrin rruga, po ashtu është edhe gjendja e saj. Më mirë mund të përkufizohet si lumë dhe jo si rrugë. Prej tetë vitesh zero investim në infrastrukturë nga Bashkia e Tiranës.
Premtimet e Veliaj për rrugë të asfaltuar i mori lumi. Banorët duhet të përdorin kanoet për të hyrë në shtëpitë e tyre.
Ndaj më 14 Maj qytetarët do ta ndëshkojnë masivisht me votë Kryehajdutin dhe Kryemashtruesin e Tiranës!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb