Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka konstatuar pas takimit me Bashën se lideri demokrati është zë i çmuar kundër ideve të rrezikshme për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Sipas saj çdokush duhet të marrë shembullin e Bashës dhe të flasë me zë po kaq të qartë në Shqipëri.

Osmani shtoi se bashkërendimi në politikën e jashtme mes Kosovës e Shqipërisë ka patur gjithnjë sukses kur ai ka qenë i sinqertë.

 

FJALA E VJOSA OSMANIT

Kënaqësi të pres zotin Basha në shtëpinë e tij të dytë në Prishtinë. Patëm një diskutim të mirë për sukseset që kemi arritur në të kaluarën dhe si mund ta rrisim bashkëpunimin tani. Është e nevojshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë veprimet e tyre në shumë aspekte. Ka shumë hapësirë ku mund të përmirësojmë raportet tona biletarale, veçanërisht në aspektin ndërkombëtar.

 

Një bashkërendim në politikën e jashtme mes Kosovës dhe Shqipërisë ka patur gjithnjë sukses, kur ai ka qenë i sinqertë dhe ka qenë në linjë të plotë me interesin e shtetit dhe qytetarëve tanë. Falenderova zotin Basha për zërin e çmuar tijin dhe të PD kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh. Është tejet e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë më zë po kaq të qartë sa të Bashës.

Idetë për ndryshim kufijsh shkojnë kundër interesit të Republikës së Kosovës dhe kundër investimit ndërkombëtar që

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb